Moska ka reaguar pas deklaratave të Donald Trump për marrjen e Groenlandës.
“Arktiku është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump për Groenlandën.
Fjalët e tij ngjajnë me ato të presidentit Putin kur flet për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, “Zonë e ndikimit strategjik”, që zakonisht do të thotë “Tërhiquni”.
Por presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll ishullin më të madh në botë. Këto fjalë të tij kanë alarmuar Moskën.
“Ne po i vëzhgojmë nga afër zhvillimet e situatës, por deri më tani për fat të mirë ka vetëm fjalë pa veprime”, tha Peskov.