Një vajzë ka telefonuar policinë duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona në zonën e Astirit.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe efektivët e RENEA-s janë ngjitur në tarracën e pallatit pasi vajza refuzon të hapë derën. Ajo dyshohet se ndodhet në katin e 8 të një pallati, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar situatën.