Zjarret që po përhapen në Kaliforni kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha, ndërsa imazhet satelitore tregojnë pasojat dramatike. Zona të mëdha, përfshirë në Los Anxhelos, janë shkatërruar, me mijëra shtëpi të djegura dhe pyje të shndërruara në hi.
Autoritetet lokale po vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar flakët dhe kanë bërë thirrje të vazhdueshme për evakuimin e banorëve në zonat e rrezikuara.
Zjarret janë një fenomen i zakonshëm në Kaliforni, sidomos gjatë muajve të verës, duke shkaktuar dëme serioze në pasuri dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.