Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram situatën e vështirë në Los Angeles pas zjarreve që kanë përfshirë zonën.
Në një postim në InstaStory, këngëtarja shqiptare përshkroi kushtet e ajrit në qytet si të vështira për t’u duruar.
“Ajri i LA sot: I trashë sa të pritet me thikë dhe mban erë sikur jetojmë brenda një oxhaku,” shkroi Bebe Rexha, duke shfaqur një foto të saj me maskë, një masë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit që ka përfshirë qytetin.