Kreu i PD, Sali Berisha, mbajti një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku kërkoi që deputetët të angazhohen në mobilizimin e emigrantëve shqiptarë për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Berisha kërkoi që aktiviteti i deputetëve të shtrihet brenda dhe jashtë vendit, duke kontaktuar emigrantët dhe i bindur ata të mbështesin Partinë Demokratike.
Mobilizimi i diasporës është një nga prioritetet e PD për zgjedhjet e ardhshme.