-sidi education-spot_img
28.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tri fitore të rëndësishme për ekipet që luftojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës

Kryesoret

Sot, janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 24-t të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Prishtina e Re ndanë pikët pas barazimit 1:1. Prishtina kaloi e para në epërsi, ndërsa Prishtina e Re barazoi në minutën e 73-të.

Prishtina mbetet në vendin e tretë, ndërsa Prishtina e Re në fund të tabelës.

Drenica shënoi fitore 1:0 ndaj Gjilanit, duke ndalur serinë e tri fitoreve radhazi të kundërshtarit, me golin e Kreshnik Ukës nga penalltia.

Drenica ngjitet në vendin e nëntë, ndërsa Gjilani mbetet i pestë.

Ferizaj shënoi fitore me përmbysje 2:1 ndaj Malishevës. Malisheva kaloi në epërsi, por Ferizaj barazoi dhe më pas shënoi golin e fitores nga Ruben Silva në minutën e dytë të kohës shtesë. Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në pozitën e tetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit