Presidenti amerikan Joe Biden ka premtuar ndihmë të menjëhershme për familjet e prekura nga zjarret shkatërruese në Kaliforni, duke u angazhuar të bëjë gjithçka që mundet për të lehtësuar pasojat dhe për t’i ndihmuar ato të rimëkëmben nga ky “makth i gjallë”.
Ai ka postuar në rrjetet sociale duke i siguruar banorët e Kalifornisë Jugore se do të marrë masa për të ofruar ndihmën e nevojshme përmes burimeve federale.
Biden gjithashtu ka miratuar kërkesën e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, për shpalljen e një fatkeqësie të madhe, që do të mundësojë shpërndarjen e ndihmave financiare për ata që janë goditur më rëndë.