-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Rexhepi flet në gjyq: Do jem i pranishëm në cdo seancë

Kryesoret

Dritan Rexhepi i njohur ndryshe si “Escobari i Ballkanit” u la sot në burg pa afat nga gjykata në seancën për njohjen e masës së sigurisë. Ai dha gjeneralitetet dhe deklaroi se do të jetë vetë i pranishëm në çdo seancë pavarësisht mbrojtjes me avokat.

I kërkuar nga disa shtete, Rexhepi akuzohet në Shqipëri për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Të akuzuar në këtë proces janë Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja/ Gështenja dhe Martin Bleta.

SPAK akuzon se Gentian Funiqi dhe Dritan Rexhepi, që në atë kohë ishte në burg në Ekuador, kërkuan rrëmbimin e Jan Prengës, pasi i vëllai i tij në Angli kishte vjedhur 260 kg kokainë, që dyshohet se u përkisnin atyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit