-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hoxha: Shqipëria do të organizojë për herë të parë Botërorin e Futbollit për policët

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka njoftuar se Shqipëria do të presë për herë të parë Kampionatin Botëror të Futbollit për Ekipet e Policisë, një ngjarje që do të zhvillohet nga 4 deri më 8 qershor 2025 në Shkodër. Gjatë një takimi me Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA – Seksioni Shqiptar), Skënder Dodën, Hoxha shprehu mbështetje për organizimin e këtij eventi dhe konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes.

Në këtë turne futbolli, ku do të garojnë rreth 40 ekipe policie nga vende të ndryshme, pritet të marrin pjesë gjithsej deri në 1000 persona, përfshirë familjarë dhe tifozë. Organizimi i ngjarjes po mbështetet nga Bashkia e Shkodrës dhe klubi i futbollit Vllaznia.

“Për organizimin e tij, janë angazhuar edhe bashkia e Shkodrës, ekipi i Vllaznisë etj”, thekson ministri.

“Parashikohet të marrin pjesë rreth 40 ekipe, që shoqërohen nga familjarë e tifozë, deri në 1000 persona”, nënvizoi Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit