Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj përjashtimit të Olsi Ramës nga hetimi i dosjes ‘Xibraka’ nga SPAK, duke e cilësuar këtë një “njoftim skandaloz”.
Ai thekson se, ndërkohë që Olsi Rama ka pranuar publikisht se ka udhëtuar me trafikantët, SPAK e konsideron atë si “person të paidentifikuar”. Paloka gjithashtu i ka drejtuar një pyetje prokurorëve të SPAK për Taulant Ballën, i cili deklaroi se e njeh personin e përfshirë në dosje.
Postimi i plotë:
Pra policia njeh moshen, gjatesine nr e kembes dhe ngjyren e syve te personit te perfshire ne dosjen Xibraka , po nuk e identifikon dot !!!
Nderkohe “personi i pa identifikuar” Olsi Rama, pranon vete perpara mediave se eshte ai qe ka udhetuar ne makine me trafikantet e dosjes Xibraka po per SPAK personi vazhdon te mbetet i pa identifikuar !!!
Po Ballen qe deklaroi publikisht se e njeh personin e “pa identifikuar” e pyeten keta spakistet apo çe deshe…?