Shqiptarët vazhdojnë të importojnë një numër të lartë automjetesh të përdorura, duke arritur në 99 mijë makina në vitin 2024, prej të cilave rreth 45 mijë janë me vjetërsi nga 9 deri në 15 vjet, ndërsa 22 mijë janë më të vjetra se 15 vjet. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të ulur blerjen e mjeteve të vjetra që ndotin më shumë, vetëm 8% e mjeteve të importuara janë më të reja se 8 vite.
Shumica e automjeteve të importuara vijnë nga Koreja e Jugut, Italia dhe Gjermania, me preferencë për makinat me cilindër nga 1.5 deri në 2 mijë kubik. Përveç këtyre shteteve, shqiptarët importojnë automjete nga më shumë se 80 vende të botës, përfshirë Oman, Kuvajt dhe Hong Kong. Ndërkohë, më shumë se 63 mijë makina janë me naftë, dhe vetëm 3,100 janë elektrike.