Janë zbardhur emrat e pesë personave, të cilët dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren, Sajma Qordja, në një apartament në Astir. Ata janë: Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho, Anduel Alia dhe Joni Sadikaj.
Rasti u denoncua nga vetë vajza, e cila kërkoi ndihmën e policisë, por nuk hapi derën, duke shkaktuar ndërhyrjen e forcave speciale. Gjatë kontrollit, brenda apartamentit u gjetën armë zjarri, alkool dhe pije energjike të konsumuar.
Policia ka shpallur në kërkim personat dhe vijon hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë.