Në Vlorë me datë 19 dhjetor u plagos me armë zjarri Kevin Hajrulla, teksa po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz”. Atij iu bë atentat dhe ka kryer tre operacione dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hajrulla ka dëshmuar se nuk shoqërohet në përditshmëri me Inezin, djalin e xhaxhait të tij, si dhe nuk ka konflikte me të.
Ai ka mohuar të ketë njohur ekzekutorët, por thekson se ka ndjerë erën e barutit kur u qëllua në momentin që u ngjit ne makinë dhe pastaj ra pa ndjenja.