Ministri i Shtetit për Marrëdhënëniet me Parlamentin Taulant Balla ka zhvillua sot një takim me kryetarët e komunave në Puglia. Balla ka shprehur që Puglia është gjithmonë një derë e hapur pasi Italia është mbështetëse drejt Bashkimit Europian.
“Unë ndodhem për vizitë në Puglia, për të takuar bashkatdhetarët e mi që jetojnë këtu në Puglia, të cilët janë më shumë se 20 mijë shqiptarë që jetojnë këtu prej 30 vitesh, që nga momenti i parë kur erdhën këtu në marsin e vitit 1991”, tha Balla.
Ai kërkoi mbështetjen e kryetarëve të bashkive për pjsëmarrjen e emigrantëve në procesin e votimit më 11 maj.
“Për herë të parë, ne shqiptarët kemi zgjedhje këtë vit, dhe shqiptarët që jetojnë këtu mund të marrin pjesë edhe ata, me postë. Ndaj jam këtu sot dhe sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e kryetarëve të bashkive. Kështu kur shoh këtë sallë plot me kryebashkiakë të rinj, do të thotë se Puglia është në drejtimin e duhur”, tha Balla.