Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti në prag të finales me Barcelonën në Super Kupën e Spanjës u shpreh se çfarëdo që të ndodhë sezoni vazhdon për madrilenët.
“Jemi të përgatitur për kritika pas ndeshjes sepse rezultati nuk është i parashikueshëm. Ajo që mund të kontrollojmë është performanca në ndeshje dhe jam i bindur se nesër do të bëjmë jo vetëm mirë, por edhe shumë mirë.
Barcelona është një rival historik dhe ndeshjet që ne luajmë kundër tyre janë shumë të vështira dhe konkurruese, kjo është e qartë. Për ne dhe për ta. Rezultati i lojës nuk mund të parashikohet dhe ne përpiqemi të bëjmë më të mirën.
Nëse humbim nesër, sezoni vazhdon. Është një finale dhe ne jemi shumë afër një trofeu tjetër dhe po mendojmë pozitivisht, por jam i vetëdijshëm se në futboll çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht nëse rivali është po aq i fortë sa Barcelona” tha ai.