Sot u hapën zyrtarisht regjistrimet për emigrantët që do të duan të shfrytëzojnë mundësinë për të votuar për herë të parë në distancë.
Por që vota t’ju shkojë me postë aty ku jetojnë, duhet të regjistrohen online në KQZ. Sistemi hapet sot dhe do të mbyllet në 4 mars. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka një thirrje për të gjithë.
“Nga sot, 11 Janar, hapet regjistrimi për të gjithë zgjedhësit me qëndrim jashtë Shqipërisë!
Ju mund të votoni, për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nga shteti ku keni vendqendrimin.
Kudo që të jeni, Shqipëria është gjithmonë shtëpia juaj.
Regjistrimi është i detyrueshëm për të gjithë ata që duan tëvotojnë nga jashtë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!
Voto për Zgjedhjet e 11 Majit
#VotoNgaJashtë2025
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni ëëë.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) përtë marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni ngajashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025” shkruan ai.
Sot hapet regjistrimi për Diasporën/ Hapat, si do të bëhet procesi?