-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olaf Scholz kandidat për kancelar në zgjedhjet e Gjermanisë

Kryesoret

Olaf Scholz është nominuar zyrtarisht si kandidat për kancelar i socialdemokratëve për zgjedhjet gjermane, të cilat do të mbahen më 23 shkurt.

Gazeta mdr.de, raporton se shumica dërrmuese e 600 delegatëve – në konferencën e Partisë Social Demokrate (SPD) në Berlin – votuan në favor të 66-vjeçarit, me votim të hapur.

Në fjalimin e tij, Scholz paralajmëroi për rreziqet e marrjes së pushtetit nga CDU/CSU. Ai theksoi gjithashtu se shkurtimet e taksave të premtuara nga Partia Demokristiane (CDU/CSU) do ta bëjnë edhe më të lehtë për “milionerët dhe miliarderët” dhe se “njerëzit e zakonshëm do ta paguajnë faturën me shkurtime në kujdes, shëndetësi dhe pensione”.

Për më tepër, Scholz deklaroi se “situata e çrregullt” që mbizotëron në botë kërkon një qeveri me maturi, qartësi dhe përvojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit