Një aksident ka ndodhur në Strasburg, ku dy tramvaje janë përplasur në tunelin që të dërgon në stacionin e qytetit. Si pasojë janë lënduar 20 persona.
Zjarrfikëst e Strasburgut raportuan në X dhe bënë thirrje për shmangien e zonave të Place des Halles, Gare, Bulevardit du Président -Wilson për të lehtësuar aksesin emergjent në zonë.
Aksidenti u shkaktua kur një nga tramvajet ka ndryshuar kurs, duke goditur tjetrin që ishte ndaluar në stacion.