-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës

Kryesoret

Sot në qytetin e Elbasanit u nënshkrua një marrëveshje me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF) për rijetëzimin e kalasë së qytetit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili bëri një krahasim mes Elbasanit dhe Beratit duke theksuar se ky projekt do të sjellë rritje të ekonomisë.

Janë realizuar vepra që flasin vetë. Me projektin e Kalasë, duhet thënë që Kalaja ka një histori dhe një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe shumë elementë të tjerë. Nëse do arrijmë të bëjmë në kohën dhe mënyrën e duhur një projekt të tillë do të kemi absolutisht, të mrekullueshëm” tha ai.

Sulmoi Sali Berishën. “Mirëpresim sa më parë stalkerin e fondit që të shfaqet në kala, edhe që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës në mënyrë që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet”, u shpreh Rama.

Vendosi objektiva. “Në Elbasan duhet të kemi një pol të ri të Tiranës metropol. Durrësi, Dibra dhe Elbasani janë tre degëzime të natyrshme të metropolit të Tiranës. Me këta komponentë, besoj që të gjithë ata që jetojnë në Elbasan, do të jenë jo vetëm nga distanca, por edhe nga integrimi ekonomik, shumë më mirë” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit