Ditën e sotme në ndeshjet e javës së 20-të në elitën e futbollit shqiptar, Partizani dhe Skënderbeu dolën në barazim 1-1.
Të kuqtë kaluan në epërsi në minutën e 43-të, me anë të Bintsuka, i cili nga fare pranë nuk mund të gabonte. Ndërsa në minutën e 54-të, Taipi provoi të dyfishojë shifrat, por ndërhyrja e portierit Alia mbajti në lojë korçarët.
Në minutën e 70-të, Bismark humbi një shans ideal për të vendosur baraspeshën, ndërsa goli i barazimit do vinte në fund me Nikaj. Kështu Partizani kryeson tabelën me 34 pikë, ndërsa Skënderbeu mbyll klasifikimin.
Ndërsa në ndeshjen tjetër Elbasani përmbysi Teutën me rezultatin 3-1. Tek Teuta shënoi Beshiraj dhe te Elbasani spikati tripleta e Lleshit.