Ditën e sotme ka nisur regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Më shumë se 20 orë nga regjistrimi kanë aplikuar online në KQZ, rreth 2613 emigrantë me banim në diasporë.
Deri në orën 17:30 kanë aplikuar 2613 persona, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, ndërsa 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim.
Në aplikime dominonin me 76.6% burra dhe moshat kryesisht të reja. Ndërsa 60% të aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.
Në krye të listës së aplikimeve është diaspora e Italisë, më pas e ndjekin Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Ata janë votues kryesisht në qarqet Tiranë, Durrës, Fier e Vlorë.