Ditën e sotme ka nisur regjistrimi i emigrantëve përmes Platformës elektronike të regjistrimit (PER) për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bledi Çuçi me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se në Athinë është një zyrë e hapur në Atikën Veriore ku ka nisur regjistrimi i votuesve jashtë vendit.
Çuçi thekson se nëse nuk e kryejnë dot votimin në faqen e KQZ të paraqiten në këto zyra për asistencë.