Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar inspektime të papritura gjatë mbrëmjes së kaluar në lokalet e natës, me fokus në goditjen e veprimtarive të paligjshme.
Inspektimet përfshinë lojërat e fatit, muzikën në lokale pas orarit, shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe parkimet e paligjshme.
Po ashtu, AMP ka kontrolluar të gjitha pikat e kontrollit të Policisë së Shtetit për të monitoruar reagimin e forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga policia.