-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Balluku ndau 13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur fonde

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për shpërndarjen e fondeve më shumë se çdo sektor tjetër. Ai theksoi se, për ndërtimin e Unazës së Re, 13 kilometra rrugë u ndanë në 14 kontrata, duke e konsideruar këtë një mundësi për vjedhje.

Berisha theksoi se ndërtimi i këtyre rrugëve ka kosto 10 deri 12 herë më të lartë se çmimet në vendet e Bashkimit Evropian. Ai gjithashtu vuri në dukje se sektori i “Lubi lotit” ka marrë këtë vit 16% të buxhetit, ndërsa arsimi dhe shëndetësia përkatësisht kanë marrë vetëm 2.45% dhe 2.63%.

“Na përçanë, u bashkuam. Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij. Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë.

Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar. Ne vijmë sot më të sigurt se kurrë në fitoren tonë. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për grabitjen e zgjedhjeve. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për narkodiktaturën. Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për vjedhjet e tmerrshme, pasi qëndruam dhëmb për dhëmb për çdo vjedhje të tyre. Ne vijmë sot më të sigurt se kurrë në fitore, sepse jemi më të bashkuar, sepse kemi programin tonë, programin që i jep përgjigje çdo qytetari”, tha nder te tjera kreu i Partise Demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit