Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar për gjendjen kritike të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, Anastas Janullatos. Ai shprehu shqetësim për shëndetin e Kryepeshkopit dhe i bëri thirrje besimtarëve shqiptarë të bashkohen në lutje për shërimin e tij.
Berisha e quajti Anastas një “shërbëtor të pakursyer të Zotit” që ka kontribuar shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u bëri thirrje besimtarëve ortodoks dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë të lutën për shëndetin e tij.
“Fort lumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike. Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë!”, shkruan Berisha.