Reshjet e dendura të borës, të cilat kanë filluar gjatë natës, kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe Malësinë e Krujës. Në disa zona, niveli i dëborës ka arritur mbi 30 cm, duke shkaktuar bllokime në disa rrugë, përfshirë atë që çon në Kampin Kombëtar.
Për momentin, nuk raportohet për problematika të tjera, ndërsa reshjet e borës vijojnë. Gjithashtu, rrethi i Krujës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara me erëra të forta. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për pastrimin e rrugëve të bllokuara.