Reshjet e borës kanë rikthyer vështirësitë në qarkun e Korçës, ku ka nisur puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve në Qafë Thanë, Qafë Plloçë dhe Grabovicë.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e gomave dimërore, ndërkohë që situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.