Reshjet e dendura të dëborës dhe erërat e forta kanë përkeqësuar situatën në Bulqizë, duke bllokuar Bypass-in e Rrugës së Arbrit.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe ato rurale janë të vështira për t’u kaluar, me trashësi dëbore që arrin deri në 50 cm në disa zona.
Policia ka bërë thirrje për përdorimin e zinxhirëve dhe shmangien e qarkullimit në rrugë të ndaluara.