Shërbimet e qarkullimit rrugor teksa po patrullonin në aksin rrugor Poliçan-Mali i Tomorit kanë ndihmuar një familje. Në makinë ndodhej një familje prej 5 personash, mes tyre edhe 2 fëmijë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Gjurma”.
Familja nga Berati kishin udhëtuar drejt malit të Tomorrit por për shkak të motit, makina ksihet xhiruar dhe kishte pasur dëmtiem në goma. Kështu shërbimet e qarkullimit rrugor i ndihmuan dhe i transportuan deri në banesë.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, apelojnë për të gjithë drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt malit të Tomorit, të përdorin zinxhira dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.