-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, policia apel drejtuesve të makinave: Kujdes të shtuar

Kryesoret

Policia e Shtetit për shkak të kushteve të motit apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës, për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në disa akse rrugore në disa qarqe, ka prezencë të dëborës në rrugë dhe në disa akse rrugore, si pasojë e reshjeve të shiut, mund të hasen inerte të ndryshme ose masa shkëmbore si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes maksimal dhe të jenë të vëmendshëm ndaj kushteve të papritura të rrugës, për të shmangur aksidentet. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe inerteve, si dhe për hedhjen e kripës në rrugë.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore janë ngritur grupet e emergjencës, të cilët po mbajnë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e pushtetit vendor, firmat kontraktore dhe emergjencat civile.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit