Policia kufitare greke njoftoi që do të ndalohet kalimi i kamioneve deri në një njoftim të dytë. Pas këtij vendimi policia njoftoi se do të ndalojë edhe lëvizjen e autobusëve për shkak të kushteve të këqija të motit.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:
Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, njofton policia.