Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një hotel në Theth mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Policia ka arrestuar autorin, një të ri nga një fshat tjetër, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë duke vendosur lëndën plasëse.
Ai po merret në pyetje për shkaqet e këtij veprimi.