Mbrëmjen e sotme qarkullimi i makinave është përkeqësuar në rrugën kombëtare Qafë Thanë-Prrenjas-Librazhd.
Fluksi i madh i qarkullimit nga Shqipëria Juglindore ka shkaktuar rëndim të situatës që prej orës 16:00 e në vazhdim.
Shumica e makinave që po qarkullojnë në këtë rrugë dhe që udhëtojnë drejt Tiranës rezultojnë se nuk kanë goma dimërore dhe zinxhirë.
Ndërsa policia rrugore po merret me normalizimin e situatës. Ndërkohë situata paraqitet kritike edhe në tre segmente në Qafë Thanë, Pishkash e Qukës.