Agim Nesho, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, ka vlerësuar liderin kosovar, Albin Kurti, për strategjinë e tij të suksesshme në marrëdhëniet me Serbinë. Ai theksoi se Kurti ka arritur të përballojë politikat shoviniste të Serbisë dhe të ndikojë në normalizimin e situatës.
“Kurti është një lider politik i cili vlerëson momentin që kërkon të marrë një votë të madhe që të jetë i veçantë dhe mos të ketë pengesa. Nëse arrin të bindi popullin dhe vërtet Kurti ka luftuar mirë, sidomos në marrëdhëniet për normalizimin me Serbinë, për mendimin tim ka luajtur. Mendoj që ka qenë një lider i mirë i Kosovës që i ka rezistuar politikave shoviniste të Serbisë të Vuçiç-it,” tha Agim Nesho.