-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braimllari kalon tek Rama, PL: Je sufllaqexhi ordiner, i korruptuar deri në fyt

Kryesoret

Partia e Lirisë sulmon Endrit Braimllarin, pasi ish-numri dy i Ilir Metës shprehu gatishmërinë që në zgjedhjet e 11 majit të bashkohet me Partinë Socialiste. Zëdhënësja e Partisë se Lirisë, Jasmina Memelli shkruan se Braimllari prej 1 viti e gjysëm nuk është më pjesë e asnjë strukture tone politike dhe as anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“I kapur peng për shkak të firmave dhe veprimeve të papërgjegjshme, të parregullta dhe të pamoralshme, dhe tanimë i korruptuar deri në fyt, ky “sufllaqexhi” ordiner nga “zëri i qytetarëve” është kthyer në “një kërmill lëpirës”, në pritje për t’u kthyer në një përfitues të rëndomtë të zhvatjes së taksave të qytetarëve, a thua se “Rilindjes” nuk i mjaftojnë “sufllaqexhinjtë” e saj.

Nga një “besnik i jashtëzakonshëm” i Ilir Metës, Endrit sufllaqja tanimë është konvertuar edhe në një diversionit të ndyrë të SPAK-ut dhe të regjimit, që në bashkëpunim me të tjerë, prej një viti ka punuar kundër Partisë së Lirisë, i keqpërdorur në ekstrem nga “Rilindja” dhe Altin Dumani, siç po e dëshmon edhe vetë me zë e figurë”, shkruan ajo.

Ish-sekretari i LSI-së, Braimllari: Do t’i bashkohem Ramës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit