I ftuar në një lidhje në Skype në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Kreshnik Spahiu ka komentuar procesin e votës së diasporës, duke theksuar se kjo është një risi e rëndësishme për Shqipërinë.
Sipas tij, vota e diasporës do të bëhet më fleksibël dhe më e drejtë me kalimin e viteve, duke reflektuar një qasje tjetër përballë atyre që jetojnë në Shqipëri.
“Cdo parti që do të votojë diaspora, edhe kur të dalë rezultati, do ta konsideroj si një risi. Duhet ta marrim si një lajm të mirë, sepse në fund të fundit jam i bindur që ndryshimet në votën e diasporës do të jenë më fleksibël, më të lira dhe më koherente me partitë që do sjellin ndryshime. Mendoj që shqiptarët që jetojnë jashtë kanë një qasje tjetër në vota,” shprehet Kreshnik Spahiu.