Adriatik Lapaj ka propozuar në emisionin “5 Pyetjet” një masë të ashpër për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet e zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar.
Ai sugjeron që ata që përfshihen në këto veprime të dënohen me një dënim minimal 25 vjet burg.
“Ne propozojmë që korrupsioni i zyrtarëve të lartë të këtij shteti të dënohet me një dënim minimalisht 25 vjet burg. Po ashtu, bashkëpunimi i punonjësve të lartë të policisë së shtetit, pra i drejtuesve të policisë së shtetit me krimin e organizuar, në dëm të jetës, shëndetit dhe pronës së qytetarëve, të klasifikohet si tradhti e rëndë kombëtare dhe të dënohet me 25 vjet burg,” tha Adriatik Lapaj.