Henrikh Mkhitaryan ka shmangur një dëmtim të rëndë pas ekzaminimeve mjekësore, duke lënë të kuptohet se nuk do të mungojë për një periudhë të gjatë.
Ai mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Empolit të dielën. Ndërkohë, Hakan Çalhanoglu pritet të kthehet, por ka shumë mundësi të nisë nga stoli.
Për ndeshjen ndaj Bolonjës, Kristjan Asllani ka mundësi të luajë titullar në vend të Mkhitaryanit.