-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në veri dhe në jug, Haki Çako: Në terren të gjitha strukturat

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako ka dalë në terren për të mbikëqyrur situatën e dëborës. Çako shprehet se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur probleme dhe është mundësuar qarkullimi i makinave.

Ai theksoi se ka pasur edhe ndërhjyrje të forcave të armatosura dhe në Qafë Murriz është dhënë ndihma 3 personave.

“Prej gati 3 ditësh, ashtu siç ishte parashikuar, vendi ynë është përfshirje nga reshtje të shumta bore e shiu në të gjithë territorin e Republikës. Në këto kushte, të gjitha strukturat, institucionet dhe njësitë e pushtetit vendor kanë marrë masa për përballimin me sukses të situatave të krijuara nga faktorët atmosferikë, qoftë në veri ose jug. Aktualisht mund të themi se zona e veriut është përfshirë thuajse e gjitha nga reshjet e dëborës dhe ndodhet nën mbikëqyrje të plotë me të gjitha strukturat, por ajo që vlen të theksohet është se të gjitha akset nacionale janë të hapura.

Të gjitha kompanitë kontraktore, ARRSH-ja dhe të gjitha institucionet e tjera janë në krye të detyrës për të mundësuar qarkullimin e automjeteve gjatë 24 orëve. Ka pasur ndërhyrje edhe të Forcave të Armatosura. Në Vlorë është operuar gjatë natës dhe aktualisht situata është nën kontroll, nuk ka prezencë uji. Është ndërhyrë në Qafë-Murriz, ku u është dhënë ndihma 3 personave. Në të gjitha njësitë administrative në veri, ka struktura në terren”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit