Kristian Marku, 30-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme (13 janar) në autostradën Fier-Vlorë, ka lidhje familjare me Martin Bardhin dhe Kastriot Reçin. Marku, i njohur gjithashtu me emrin Kristi Bardhi, kishte precedentë penalë për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Në mars të vitit 2023, Marku ishte i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri ndaj automjetit të Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, pronarit të televizionit të Lezhës, i cili u vra më 2021. Pas incidentit, u arrestua Martin Bardhi, ndërsa Enrik Bardhi dhe Kristi Bardhi (Marku) u shpallën në kërkim.
Po ashtu, Marku kishte probleme me ligjin edhe për armëmbajtje pa leje dhe u arrestua në shtator 2023, pasi u gjet me një pistoletë të sekuestruar nga policia.