Autori i cili ka ekzekutuar biznesmenin 56-vjeçar Bujar Nasufin ka qenë i maskuar dhe me motor si shpërndarës picash. Viktima ka dalë nga mobilaeria e tij në rrugën n “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri për të shkuar në drejtim të banesës së tij në rrugën “Myrte Zeneli”.
Më pas autori ka pritur derisa gruaja e 56-vjeçarit të dilte nga makina dhe ka qëlluar në një distancë të afërt me pistoletë. Pista kryesore që po heton policia është konflikti për pronta.
Viktima me origjinë nga Berati, që prej kohës së diktaturës jetojnë në zonën e Selitës së vogël, e përbërë nga 5 vëllezër janë pronarë të disa biznesve në rrugën “Irfan Tomini”. Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.