Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka theksuar në një intervistë se primaret e PD-së duhet të zhvillohen me kujdes të madh për të shmangur çdo mundësi përçarje brenda partisë.
Ai theksoi se procesi duhet të jetë në përputhje me statutin e partisë dhe se, nëse institucionet e PD-së vendosin për mbajtjen e primareve, ai do të marrë pjesë. Bardhi theksoi se çdo lloj procesi brenda partisë duhet të synojë demokratizimin dhe të mos çojë në destabilitet.
Gazment Bardhi: Nuk ka vendim të PD për të mos bërë primaret. Është një procedurë që e parashikon statuti i PD. Nuk ka ende një datë. Pa diskutim që vota brenda një partie tregon demokratizimin e një partie. Çdo lloj procesi i brendshëm duhet bërë në atë mënyrë që mos sjellë përçarje. Duhet të bëhen apo jo është përcaktim statutor. Duhet bërë kujdes maksimal që procesi të mos sjellë destabilitet dhe përçarje të partisë. Nëse institucionet e partisë do vendosin për mbajtjen e primareve patjetër që do zbatoj detyrimin e partisë.