-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj takim me drejtuesit e AIDSSH: Rivlerësimi i mohimeve të dhunshme të ish-presekutuarve

Kryesoret

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e sigurimit të shtetit.

Begaj vlerësoi angazhimin e këtij institucioni për çështjet e përballjes me të shkuarën dhe garantoi mbështetje autoritetit në përmbushjen e funksioneve që i ngarkon ligji.

“Duke nderuar historinë, ne i thërrasim ndërgjegjes sonë që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës. Duhet të ndërtojmë një model të së drejtës në shoqëri, që nis nga rivlerësimi i të gjitha mohimeve të dhunshme që u janë bërë ish-të persekutuarve në Shqipëri.

Krijimi i kulturës së pendesës dhe ndjesës së vërtetë nga autorët e këtij persekutimi është, gjithashtu, një vonesë e pajustifikueshme. Hipokrizia edhe mungesa e konsekuencës në vendosjen e këtij modeli këto 34 vjet, duhet të marrin fund”, tha presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit