-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jack Smith: Trumpi do të dënohej për ‘Capitol’-in, po të mos bëhej president

Kryesoret

‘Donald Trump do të dënohej për tentimin për të marrë pushtetin në vitin 2020, por shpëtoi falë fitores në zgjedhjet e vitit 2024’, sipas prokurorit special që e hetoi, Jack Smith.

Një raport i detajuar i gjetjeve të ekipit të tij për përpjekjet e Trumpit për të përmbysur demokracinë, u publikua nga Departamenti i Drejtësisë të martën.

Pas tensioneve në Capitol më 6 janar 2021, Smith ishte caktuar prokuror special për të hetuar përpjekjet e Trumpit për t’i përmbysur zgjedhjet e 2020-s në të cilat ai humbi.

Hetimi i tij kulmoi me një raport të detajuar të dorëzuar te prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland.

Në të, Smith ka shprehur sigurinë se beson që dëshmitë që i ka pasur ishin të mjaftueshme për të dënuar Trumpin, nëse fitorja e tij më 2024 s’do ta bënte të pamundur vazhdimin e gjykimit.

“Këndvështrimi i departamentit se Kushtetuta ndalon vazhdimin e gjykimit ose gjykimin e një presidenti, është kategorik dhe nuk ka të bëjë me peshën e krimeve për të cilat akuzohet, fuqinë e provave apo meritat e prokurorisë, pas së cilës zyra qëndron plotësisht”, ka shkruar Smith. “Padyshim, në rastin e zotit Trump dhe kthimin e tij në Presidencë, zyra vlerësoi se provat e pranueshme ishin të mjaftueshme për të marrë dënim në gjyq”.

Trumpi akuzohej për rolin e tij në nxitjen e trazirave të 6 janarit, duke u akuzuar nga një panel i Kongresit se nxiti “komplot”. Ai akuzohej nga Departamenti i Drejtësisë për katër akuza, përfshirë “komplotin për të mashtruar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit