11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i Burgjeve në SHBA, vizitë zyrtare për modernizimin e sistemit të burgjeve në Shqipëri

Kryesoret

Drejtori i Burgjeve në Shqipëri, Klevis Qose, zhvilloi një takim me kreun e ICITAP, Gregory Ducot, gjatë një vizite në Uashington DC. Gjatë takimit, u diskutuan arritjet e programit të implementuar në sistemin e burgjeve shqiptare, si dhe projektet e reja që do të mbështesin sigurinë, rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.

Po ashtu, Qose dhe Drejtori i Inteligjencës Korrektuese, Edlir Ajazi, zhvilluan një takim me Errol Etting, Drejtor Ekzekutiv i Divizionit të Inteligjencës dhe Hetimeve të Departamentit të Sigurisë Publike dhe Shërbimeve Korrektuese në Maryland. Kjo vizitë bëhet pjesë e një programi studimor të organizuar nga ICITAP, i mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë dhe Departamenti i Shtetit të SHBA, dhe që ka si synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetje për sistemin e burgjeve dhe korrektimeve në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit