Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër. I plagosur është këngëtari shkodran Ademir Fresku, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë teatrit në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin Gjergj Dardha, 50 vjeç.
Tregtari, i cili shiste fruta perime përpara një marketi ka plagosur me thikë këngëtarin Ademir Fresku, i cili njëherësh është edhe pronar i një lokali afër me fruta-perimet.