-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje e rëndë në autostradën “Levan-Tepelenë”, plagoset çifti

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Levan-Tepelenë”, ku një makinë është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur një çift, burrë e grua nga Tepelena. Sipas burimeve paraprake, automjeti që udhëtonte çifti drejt Tepelenës ka goditur nga mbrapa një kamion me tonazh të lartë, i cili kishte ndaluar në rrugë për shkak të një defekti në motor. Goditja ka qenë e fortë dhe të dy pasagjerët janë plagosur.

Për momentin, të lënduarit janë transportuar në Qendrën Spitalore të qytezës së Fratarit, e cila ndodhet vetëm 500 metra larg vendngjarjes. Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit për të hetuar shkakun dhe për të siguruar vendin e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit