-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plator Nesturi prezantohet si prefekti i ri i Qarkut të Vlorës

Kryesoret

Plator Nesturi është emëruar prefekt i ri i Qarkut të Vlorës. Ai u prezantua sot në Prefekturën e Qarkut, ku Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, e vlerësoi për figurën e tij dhe angazhimin në zhvillimin e rajonit. Pas prezantimit, zv/ministri i Brendshëm, Juljan Hodaj, u ndal në prioritetet që do të udhëhojnë punën e Nesturit dhe shprehu pritshmëritë e qeverisë për një zhvillim të qëndrueshëm të qarkut.

Vendimi për emërimin e tij ka ardhur pas dorëheqjes së Vangjel Tavos, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Ky post ka qenë i mbajtur përkohësisht nga Kristaq Kiço, i cili sot dorëzon detyrën. Nesturi e ka pranuar me përkushtim detyrën, duke u angazhuar për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të Vlorës dhe zonave përreth.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit