Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025. Kjo ngjarje globale, e mbështetur nga Emiratet dhe Masdar, fokusohet në sfidat e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e përgjegjshëm, përmes diskutimeve mes liderëve nga qeveritë dhe sektori privat.
Në mbrëmjen e sotme, Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare dhe ceremoninë gala të Çmimit Zayed Sustainability, që nderon iniciativat e qëndrueshme të bizneset dhe organizatave me ndikim global.
Nesër, ai do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temën “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas do të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve për energjinë, infrastrukturën, bujqësinë dhe financat.