Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, Komisar A. A., është pezulluar për tre ditë nga detyra dhe është nën hetim disiplinor pas një incidenti të regjistruar në një video të postuar në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke goditur një punonjës të doganës. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2025.
Për të siguruar një hetim të plotë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi transferimin e menjëhershëm të tij nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë. Doganieri i përfshirë në incident, L.M., nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për këtë rast.